Sot, më 26 gusht, shënohet ‘Dita e Barazisë së Grave’, një ditë që nderon të drejtën e votës për gratë dhe nxit diskutim për barazi gjinore në të gjitha aspektet e jetës.
Kjo ditë është vendosur zyrtarisht në vitin 1971, për të përkujtuar miratimin e Amendamentit të 19-të të Kushtetutës Amerikane, që u nënshkrua më 26 gusht, të vitit 1920, i cili i dha grave të drejtën për të votuar. Dita e sotme, nuk është vetëm për të kujtuar sfidat e grave në të kaluarën, por për të reflektuar mbi sfidat e tanishme që përballen gratë në vendin e punës, në arsim, në politikë dhe në shoqëri.
Kjo ditë na kujton se gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë të kenë të njëjtat të drejta, mundësi dhe trajtim në të gjitha fushat e jetës nga arsimi dhe punësimi, te pjesëmarrja politike dhe jeta familjare.







