– Sot, feston ditëlindjen këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e lindur me 22 gusht, të vitit 1995. Lipa ka fituar 7 Brit Awards dhe 3 Grammy Awards, si dhe ka dy rekorde Guinness për biletat më të shitura për një koncert livestream nga një artiste femër. Ajo renditet nga Billboard si një nga 100 gratë më të rëndësishme të këtij shekulli.
– Me 22 gusht, të vitit 2011, këngëtarja dhe aktorja Lindsay Lohan, kishte akuzuar këngëtarët Pitbull, Ne-Yo and DJ Afrojack, për bullizim në tekstin e këngës së tyre ‘Give Me Everything (Tonight)’, të cilët aty përqeshnin këngëtaren Lohan. Gjykata kishte vendosur në favor të këngëtarëve Pitbull, Ne-Yo and DJ Afrojack, me arsyetimin se kushtetuta e Amerikës, u siguron të gjithëve lirinë e fjalës së lirë.
– Me 22 gusht, të vitit 1987, Madonna kishte arritur në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, me këngën e saj në gjuhën spanjolle ‘Quien es esta nina’ (Who’s That Girl).







