– Me 14 gusht 1985, Michael Jackson fitoi ankandin për katalogun e ATV Music, që përfshinte mbi 2,500 këngë të John Lennon dhe Paul McCartney.
– Me 14 gusht, të vitit 2005, James Blunt u klasifikua në pozitën e parë të këngëve më të dëgjuara në Britani, me këngën ‘You’re Beautiful’, për pesë javë rresht.
– Në këtë datë, të vitit 2000, këngëtari Craig David, lansoi albumin e tij të parë ‘Born to Do It’, që arriti në krye të top listave muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Ky album u bë edhe albumi debutues më i suksesshëm për atë vit, nga një këngëtar mashkull.







