– Më 29 korrik, të vitit 2002, këngëtari Bruce Springsteen publikon albumin ‘The Rising’.
– Më 29 korrik, të vitit 1967, rock grupi The Doors, filluan një seri tre javore, duke u renditur në vendin e parë, në tabelën e këngëve më të dëgjuara amerikane, me një version të ri të këngës ‘Light My Fire’. Gjersa në SHBA qëndronte në vendin e parë, kënga në fjalë në Mbretërinë e Bashkuar u listua në vendin e 49-të.
– Në këtë datë, por të vitit 2019, kënga e Lil Nas X e titulluar ‘Old Town Road’, radhitej në vendin e parë për 16-të javë rresht, duke u bërë hiti më jetëgjatë në historinë e top listave muzikore amerikane, duke tejkaluar edhe këngët ‘Despacito’ të Luis Fonsit dhe ‘One Sweet Day’ të Mariah Carey-t.







