– Më 21 korrik, të vitit 1978, këngëtari Robert Palmer publikoi këngën “Bad Case of Loving You.”
– Më 21 korrik, të vitit 1966, këngëtari Georgie Fame u klasifikua në vendin e parë në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘Get Away’.
– Më 21 korrik, të vitit 2014, këngëtari Ed Sheeran u rendit në vendin e parë, në tabelën e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e titulluar “X”. Ky album, arriti kulmin duke u renditur në pozitën e parë, në pesëmbëdhjetë vende. Singli i parë nga ky album, titullohej ‘Sing’. Në fund të vitit 2014, Spotify e shpalli albumin në fjalë, si albumin më të transmetuar në botë, për vitin 2014.







