Çfarë mund të jetë më e thjeshtë dhe më e fuqishme se një përqafim i ngrohtë dhe i sinqertë nga një prind për fëmijën e tij?!!
‘Dita Botërore e Përqafimit të Fëmijëve Tuaj’, shënohet sot me 21 korrik, që na kujton rëndësinë e lidhjes së veçantë prindër dhe fëmijë. Kjo ditë u krijua për të nxitur prindërit që të përqafojnë më shumë fëmijët e tyre, për të forcuar marrëdhëniet dhe për të promovuar një atmosferë dashurie dhe mirëqenieje në familje. Përqafimet nuk janë vetëm shprehje dashurie, por ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin emocional të fëmijëve. Ndihmojnë në krijimin e një atmosfere të sigurt, ku fëmijët ndihen të mbrojtur dhe të vlerësuar. Gjithashtu, gjatë përqafimeve bëhet lirimi i hormonit oksitocin, që është i lidhur me ndjenjën e ngrohtësisë dhe mirëqenies.
Në botën e sotme me rutinë më të ngarkuar dhe më të stresuar, momentet e thjeshta të afërsisë shpesh harrohen. Përqafimet, megjithëse duken një veprim i vogël, kanë fuqi të madhe psikologjike dhe na ndihmojnë të forcojmë ndjenjën e përkatësisë dhe bashkësisë brenda familjes.







