– Më 15 korrik, por të vitit 2018, kënga ‘November Rain’ e interpretuar nga grupi Guns N’ Roses, u bë video e parë e viteve të ’90-ta, që kaloi një miliardë klikime, në kanalin YouTube. Videoja tjetër më e shikuar e viteve të ’90-ta, ishte ‘Zombie’ e interpretuar nga The Cranberries, me mbi 739 milionë klikime.
– Më 15 korrik, të vitit 2015, këngëtari Robbie Williams bëri një paraqitje surprizë në një ankand bamirësie duke shitur disa nga gjërat e tij që i mbante si kujtim, duke përfshirë tekste të shkruara me dorë dhe kostume me porosi. Ankandi mblodhi mbi 120.000 £, (177.300 dollarë).
– Më 15 korrik, të vitit 1972, këngëtari Elton John filloi një garë pesë javore në vendin e parë, në tabelën e albumeve amerikane, me albumin e tij të pestë “Honky Chateau”. Albumi u titullua sipas kështjellës franceze, të shekullit të 18-të, ku edhe u incizua albumi.







