Me fillimin e verës, Kosova përballet çdo vit me një dukuri shqetësuese: djegien e fushave bujqësore, një praktikë e rrezikshme që po dëmton rëndë mjedisin, shëndetin dhe pasurinë natyrore të vendit. Edhe pse ndalohet me ligj, kjo metodë ende praktikohet nga disa fermerë me arsyetimin se pastron tokën më shpejt ose se largon dëmtuesit.
Rreziqet që sjell djegia e fushave janë të shumëfishta, me që tymi i dendur nga djegiet përmbajnë grimca të rrezikshme për frymëmarrje, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve. Mbi të gjitha, ndotja rritet ndjeshëm në zonat rurale dhe përreth qyteteve si Rahoveci, Gjakova, Ferizaj dhe Mitrovica, ku rastet janë më të shpeshta.
Shkaktimi i zjarreve të pakontrolluara shkakton shpesh flakë që dalin jashtë kontrollit, duke përfshirë male, pyje dhe fshatra të tërë. Vetëm gjatë qershorit të këtij viti, zjarrfikësit në Kosovë janë përballur me dhjetëra raste zjarresh të shkaktuara nga djegia e kashtës dhe mbeturinave bujqësore.
Shkatërrimi i biodiversitetit ndikon që shumë insekte të dobishme, si zogj dhe gjitarë të vegjël të humbin jetën në këto zjarre.







