– Më 6 korrik, të vitit 1957, kishte lindur Prince, ikonë e muzikës pop, funk dhe R&B, i njohur për hitet si “Purple Rain”, “When Doves Cry” dhe shumë të tjera .
– Më 6 korrik, të vitit 1968, grupi The Rolling Stones, arritën që të radhiten në vendin e parë në SHBA, në Billboard me këngën ‘Jumpin Jack Flash’. Keith Richards ka deklaruar se ai dhe Jagger, e kanë shkruar tekstin e këngës, teksa qëndronin në shtëpinë e Richards dhe ishin zgjuar në mëngjes nga një zhurmë e kopshtarit. Kur Jagger pyeti se çfarë ishte ajo zhurmë, Richards u përgjigj: “Oh, that’s Jack – that’s jumpin’ Jack (Ohh, ai ishte Jack – Jacku që kërcente).
– Në këtë datë, të vitit 1985, Phil Collins zuri vendin e parë në tabelën e këngëve ‘Billboard’, me këngën ‘Sussudio’, kurse me po të njëjtën këngë u radhit në vendin e 12-të në Mbretërinë e Bashkuar. Kënga në fjalë, është nga albumi i tij i tretë, i titulluar “No Jacket Required”.







