– Me 13 qershor, të vitit 2005, këngëtari i ndjerë Michael Jackson, u lirua nga të gjitha akuzat për abuzim të fëmijëve, nga një juri prej tetë grave dhe katër burrave. Seanca kishte zgjatur 16 javë dhe ishte mbajtur në Santa Maria, në Kaliforni.
– Me 13 qershor, të vitit 1979, rock bendi The Cars, publikuan studio albumin e tyre të dytë me radhë, të titulluar ‘Candy-O’.
– Në këtë datë, të vitit 1992, Billy Ray Cyrus filloi një garë 17-javore në vendin e parë, në tabelën e albumeve amerikane me ‘Some Gave All’.
– Me 13 qershor, të vitit 1975, këngëtari John Lennon, bëri paraqitjen e tij të fundit publike në televizion, duke u shfaqur në spektaklin ‘Salute To Sir Lew Grade’. Këngëtari interpretoi këngët ‘Slippin And Slidin’ dhe ‘Imagine’.
– Në këtë datë, të vitit 1995, këngëtarja kanadeze Alanis Morissette, lansoi albumin e saj ‘Jagged Little Pill’. Ky album i solli këngëtares sukses ndërkombëtar, me që arriti të shiste mbi 30 milion kopje në gjithë botën. Ajo u bë këngëtarja e parë kanadeze, që preki majat e top listave në Amerikë, me këngët ‘Ironic’, ‘Hand in my Pocket’, ‘You oughta know’ dhe ‘You learn’.







