– Me 5 qershor, të vitit 2016, katër anëtarët e grupit ‘ABBA’, performuan për herë të parë së bashku që nga viti 1982, në një festë private, e cila po shënonte 50 vjetorin e karrierës së tyre në skenën muzikore. Të dy kompozitorët suedez Bjorn Ulvaeus dhe Benny Andersson, që kishin shkruar shumicën e këngëve të grupit Abba, u takuan po ashtu për herë të parë në Stokholm, pas shumë vitesh.
– Me 5 qershor, të vitit 1993, Mariah Carey u martua me Presidentin e kompanisë Sony Music, Tommy Mottola, në Manhattan. Çifti u nda pas katër vitesh, në vitin 1997.
– Me 5 qershor, të vitit 2019, revista Forbes njoftoi se këngëtarja Rihanna, ishte këngëtarja më e pasur në botë. Rihanna kishte një pasuri prej rreth 600 milion dollarësh, kryesisht të fituara përmes biznesit të saj të muzikës dhe kozmetikës. Linja e saj ‘Fenty Beauty’ e lansuar në vitin 2017, raportohet se fitoi rreth 100 milion dollarë, vetëm në 40 ditët e para të lansimit. Pasuese të këngëtares Rihanna, ishin Madonna, Celine Dion dhe Beyonce.







