– Me datën 20 maj, të vitit 1978, këngëtari Paul McCartney, ishte në pozitën e parë në top listat e këngëve më të mira në Amerikë, me këngën “With A Little Luck”.
– Në po këtë datë, të vitit 2006, Industria Fonografike Britanike (BPI), njoftoi se albumet e artistëve të Mbretërisë së Bashkuar, përbënin një në çdo gjashtë albume të shitura në mbarë botën. Njoftimi pasoi sukseset e këngëtarëve Ed Sheeran, One Direction, Sam Smith dhe Adele, ku vetëm albumi i kësaj të fundit, i titulluar ‘25’, arriti që të shitej në mbi 17 milionë kopje, në vetëm gjashtë javë.
– Në po këtë datë, të vitit 2007, këngëtarja Rihanna në bashkëpunim me këngëtarin Jay-Z, u pozicionuan në vendin e parë të top listës amerikane ‘Billboard’, ku qëndruan plot 10 javë, me duetin e tyre të titulluar “Umbrella”.







