Me 19 tetor të vitit 1973, David Bowie publikoi albumin e shtatë ‘Pin Ups’. Albumi përmbante në kopertinën kryesore, supermodelen Twiggy, ndërsa ishte koleksion i versioneve të këngëve nga artistët më të pëlqyer të Bowie si:Pink Floyd, The Pretty Things, The Who, The Yardbirds dhe The Kinks.
Në këtë datë të vitit 1967, kolona zanore e filmit ‘The Sound of Music’, ishte në vendin e I-rë, në tabelën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, duke qëndruar hiç më pak se 132 javë.
Në po këtë datë të vitit 1998, kitaristi i grupit Oasis Noell Ghallager, bëri një paraqitje surprizë në një ‘ndejë dreke’ të ‘Sound Republic’ në Londër. Ai befasisht iu bashkua në skenë Pere Townshand dhe anëtarëve të bendit Ocean Colour Scene dhe Boo Radleys.
Në të njëjtën datë por kësaj radhë e të vitit 1991, Oasis performuan këngën ‘The Boardwalk’, në qytetin e tyre të lindjes Mançester, e që njëherit ishte edhe paraqitja e tyre e parë me Noell Ghallager ne grup.