– Më 13 mars, të vitit 1993, Eric Clapton filloi një garë tre-javore në krye të top listës muzikore amerikane Billboard Hot 100, me albumin e titulluar ‘Eric Clapton Unplugged’.
– Më 13 mars, të vitit 1999, Cher filloi një qëndrim njëmujor në krye të top listës muzikore amerikane, Billboard Hot 100 me këngën e titulluar “Believe”. Me këtë sukses, Cher u bë këngëtarja gruan më e vjetër që arriti majën e kësaj top-liste.
– Në datën e sotme, të vitit 1995, Radiohead publikuan albumin e tyre të dytë të incizuar në studio, të cilin e emërtuan ‘The Bends’. Pjesë e albumit ishin këngët ‘High and Dry’ dhe ‘Fake Plastic Trees’, të cilat arrite të klasifikohen në top 10 këngët më të dëgjuara në Britani.
– Me 13 mars, të vitit 2007, këngëtarja e ndjerë Amy Winehouse, kishte publikuar në Amerikë albumin e saj të dytë me radhë të incizuar në studio, të cilin e kishte titulluar ‘Back to Black’.