Me 16 tetor të vitit 2001, dy roje të sigurimit ishin shkarkuar pasi nuk e kishin lejuar Bob Dylan që të hynte në koncertin e tij. Dylan, i cili kishte kërkuar masa të rrepta të sigurisë gjatë koncertit të tij ‘Love and Theft’, ishte shumë i frustruar dhe tha se nuk mund të mbrohet nga dikush që as nuk e njeh atë.
Në këtë datë të vitit 2007, ylli francez i rock’ut Bertrand Cantat, ishte liruar nga burgu pasi kishte vuajtur gjysmën e dënimit prej tetë vjetësh, për vrasjen e të dashures së tij, e cila ishte aktore. Cantat kishte vrarë atë pas një grindje të ashpër që kishin pasur në një hotel.
Në po këtë datë të vitit 2007, Madonna nënshkroi kontratë me ‘Live Nation’ duke u bërë ylli i parë muzikor që zgjodhi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me një kompani për inçizim të këngëve dhe turnet e saj. Marrëveshja kishte vlerë prej 120 milionëve dhe ishte nënshkruar për 10 vitet e ardhshme. Ajo i kishte dhënë kompanisë ‘Live Nation’ të drejtat autoriale për të gjitha projektet e saj, përfshirë albumet, turnet, faqet në internet, filmat e gjithçka tjetër.