– Me 18 shkurt, të vitit 1965, ka lindur producenti dhe reperi amerikan, Dr. Dre. Ai është themelues i “Aftermath Entertainment” dhe “Beats Electronics”. Me muzikë filloi të merrej bashkë me grupin N.W.A., ndërsa gjatë karrierës së tij, Dr. Dre ka ndihmuar të ngritën shumë artistë, si: Snoop Dogg, Tupac Shakur, Eminem, Kendrick Lamar, 50 cent, e shumë të tjerë.
– Me 18 shkurt, të vitit 2004, këngëtarja Dido u shpall një nga 10 këngëtaret më pasura, ku fitimet e saj kishin arritur vlerën 26.9 milion dollar. Albumi i dytë i këngëtares ‘Life for Rent’, ishte edhe albumi më i shitur një vit më parë apo i vitit 2003, në Mbretërinë e Bashkuar.
– Vetëm dy ditë para karnavalit të famshëm në Rio de Janerio, me 18 shkurt të vitit 2006, The Rolling Stones mbajtën një koncert falas, për rreth 1.5 milion persona, në Copacabana Beach, në Brazil.