Muaji shkurt, ndryshe njihet edhe si “Muaj Ndërkombëtar i Miqësisë”. Duke njohur rëndësinë që ka miqësia në jetën e secilit prej nesh, përgjatë këtij muaji festojmë për miqësinë si një koncept i rëndësishëm që promovon lidhjen dhe bashkëpunimin mes njerëzve nga kultura, kombe dhe prejardhje të ndryshme. Miqësia nxitë mirëkuptimin, respektin dhe solidaritetin global, duke krijuar një botë më të bashkuar. Përmes miqësisë, ne promovojmë paqen dhe mirëkuptimin, sepse kur njerëzit krijojnë miqësi nga kultura apo prejardhje të ndryshme, ata bëhen tolerantë dhe ndihmojnë në largimin e paragjykimeve dhe konflikteve. Forcimi i bashkëpunimin global, rritja personale e një individi, shkëmbimi i përvojave, njohja e kulturave të ndryshme, pastaj mësimi i gjuhëve të huaja, etj. janë vetëm disa nga të mirat që përfitojmë nga miqësia.
Sot bota, më shumë se kurrë, ka nevojë për solidaritet ndërkombëtar, prandaj në këtë muaj, pra në muajin shkurt, teksa festojmë “Muajin Ndërkombëtar të Miqësisë”, e vëmë theksin tek rëndësia që ka miqësia për prosperitetin global.