– Me 7 shkurt, të vitit 1970, Led Zeppelin arritën në vendin e parë në U.K. Album Charts, me albumin “Led Zeppelin II”. I lansuar në nëntor të vitit 1969, duke përfshirë singlin “Whole Lotta Love” që debutoi në vendin e katërt të top listave amerikane, albumi qëndroi në top listat britanike për plotë 136 javë. Po ashtu, albumi zuri vendin e parë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shitur atje mbi 12 milion kopje.
– Në këtë datë, të vitit 1985, kënga e famshme ‘New York, New York’ e interpretuar nga Frank Sinatra, u bë himni zyrtar i New Yorkut. Kënga në fjalë ishte kënduar fillimisht nga aktorja Liza Minnelli, për filmin ‘New York, New York’, në vitin 1977.
– Në po këtë datë, të vitit 2008, Amy Winehouse nuk mund të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, pasi që ambasada e Amerikës i kishte refuzuar vizën për të udhëtuar për në Amerikë. Ajo ishte arrestuar atë vit në Norvegji, për posedim të lëndëve narkotike. Atë vit, Winehouse ishte nominuar për 6 çmime Grammy.