– Me 2 shkurt, të vitit 1977, ka lindur këngëtarja Shakira. Këngëtarja ishte në pozitën e parë në vitin 2001 me hitin e saj ‘Whenever Wherever’ dhe në vitin 2006, ajo kryesonte top listat me këngën e saj ‘Hips Don’t Lie’. Ajo është artistja më e famshme kolumbiane e të gjitha kohërave, pasi ka shitur mbi 40 milion albume në gjithë botën.
– Me 2 shkurt, të vitit 1974, këngëtarja Barbra Streisand, filloi një garë prej katër javësh në pozitën e parë të “U.S. Single Chart” me këngën nga filmi “The Way We Were”. Kënga fitoi një çmim OSCAR dhe një Grammy për “Këngën e Vitit”.
– Me 2 shkurt, të vitit 2008, pas ribashkimit të grupit Spice Girls, bendi u detyrua të ndalin turneun e tyre me arsyetimin e angazhimeve familjare dhe personale të këngëtareve. Bendi anuloi koncertet e tyre në Pekin, Sidnei dhe Brazil.