– Sot, më 1 shkurt, feston ditëlindjen këngëtari dhe kantautori britanik, Harry Styles. Ai ka lindur në vitin 1994, në Redditch, të Anglisë
– Me 1 shkurt, të vitit 2010, mbi 80 artistë u mblodhën për të regjistruar në versionin e ri, këngën “We Are the World”. Të nesërmen, edhe motra e Michael Jackson, Janet Jackson regjistroi versionin e saj të pjesës së Michael Jackson në këngën “We Are the World”. Kjo këngë u interpretua për herë të parë në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore, më 12 shkurt.
– Me 1 shkurt, të vitit 1992, këngëtarët George Michael dhe Elton John, kryesuan top listën e këngëve më të mira në Amerikë dhe Angli, me këngën e tyre ‘Don’t Let the Sun Go Down on Me’. Të gjitha paratë e fituara nga kjo këngë, u dhuruan për shërimin e sidës.
– Në këtë datë, të vitit 2008, Agjencia hapësinore amerikane NASA, njoftoi se kënga ‘Across the Universe’ e interpretuar nga The Beatles, ishte kënga e parë që u dëgjua gjatë një fluturimi në hapësirë. Në një mesazh për NASA-n, Paul McCartney tha se ky fakt ishte i mahnitshëm dhe shtoi: NASA deri sa jeni në hapësirë, dërgoni dashurinë time jashtëtokësorëve.