Beyoncé ka bërë histori në Grammy, duke u bërë artistja me më së shumti nominime në historinë e këtij eventi, duke lënë pas edhe bashkëshortin e saj, Jay-Z. Me 11 nominime shtesë këtë vit, Beyoncé tani ka plot 99 nominime Grammy, ndërsa mban edhe rekordin për më shumë trofe të fituara, plot 32 çmime Grammy.
Në kategoritë kryesore këtë vit dominojnë emra të njohur, si Beyoncé, Taylor Swift, Sabrina Carpenter, Billie Eilish dhe Kendrick Lamar.
Pas Beyoncé, me nga shtatë nominime renditen Charli XCX, Billie Eilish, Kendrick Lamar dhe Post Malone. Ndërsa Sabrina Carpenter dhe Chappell Roan, kanë secila nga gjashtë nominime dhe janë pjesë e grupit ekskluziv të artistëve që janë nominuar në të katër kategoritë kryesore, kategorinë album i vitit, kënga e vitit, regjistrim i vitit dhe artisti i ri më i mirë i vitit.
Ceremonia e çmimeve Gremmy, do të mbahen këtë vikend në Kripto Arena në Los Anxhelos, më 2 shkurt, 2025.