-Sot, më 18 dhjetor feston ditëlindjen këngëtarja Billie Eilish. Ajo ka lindur në vitin 2001, në Los Angeles.
-Me datën 18 dhjetor, të vitit 1980, ka lindur këngëtarja Christina Aguilera.
-Më 18 dhjetor, të vitit 2016, grupi i vajzave Fifth Harmony, njoftuan se anëtarja e bendit Camila Cabello, është larguar nga grupi. Cabello ia doli mjaft mirë si solo këngëtare, ajo arriti që të zë vendin e parë në Billboard, në vitin 2018 me këngën “Havana”.
-Në këtë datë, të vitit 2011, bendi One Direction, mbajtën koncertin e tyre të parë, në Watford Colosseum, në Londër.







