Me 10 tetor të vitit 1987, rock bendi Whitesnake arritën në pozitën e parë në top listën e këngëve më të mirë në Amerikë me këngën ‘Here I Go Again’.
Në këtë datë të vitit 1992, bendi R.E.M. publikoi albumin e dytë që preku majat e top listave britaneze. Albumi në fjalë ‘Automatic For The People’, përmbante këngët e tyre të famshme: ‘Drive’, ‘Everybody Hurts’, ‘Man On The Moon’ dhe ‘The Sidewinder Sleeps Tonight.’
Në po këtë datë të vitit 1999 adoleshentja amerikane në atë kohë, Christina Aguilera mbante pozitat e para të top listave muzikore në Angli, me këngën e saj ‘Genie In A Bottle’. Me këtë këngë, ajo qëndroi për 5 javë në poziten e parë edhe në top listat muzikore në Amerikë dhe në vitin 1999 ajo fitoi çmimin Grammy për artisten më të mirë.