– Më 25 janar, të vitit 1980, ka lindur artistja Alicia Keys, emri i vërtetë i së cilës është Alicia Augello Cook.
– Me datën 25 janar, të vitit 1964, rok bendi The Beatles, kishin arritur që të shesin më së shumti kopje të albumit të tyre ‘I Want To Hold Your Hand’, në SHBA.
– Në këtë datë, të vitit 1974, Led Zeppelin mbajtën koncert në ‘Market Square Arena’, në Indiana të Amerikës, ku u mblodhën mbi 17 mijë fansa të tyre. Ata performuan disa nga këngët më të famshme, si: ‘Rock And Roll’, ‘Over The Hills And Far Away’, ‘Stairway to Heaven’ dhe të tjera.
– Në po këtë datë, në vitin 2015, këngëtari grek Demis Roussos, i cili kishte shitur mbi 60 milionë kopje të albumit të tij, ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare, në Athinë.