– Me 8 tetor, të vitit 1964, Roy Orbison ishte në pozitën e parë në top listën e këngëve më të mira në Angli, me këngën ‘Oh Pretty Woman’. Për titullin e këngës ai u frymëzua nga gruaja e tij Claudette Orbison.
– Në këtë datë të vitit 1971, Led Zeppelin po shijonin javën e 100-të në toplistat e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte albumi i parë i grupit që goditi pozitat e para edhe në Amerikë.
– Në po këtë datë të vitit 2007, Arctic Monkeys u emëruan bendi më i mirë në botë, nga Q Awards, në Londër. Albumi më i mire shkoi për Amy Winehouse për albumin ‘Back to Black’ dhe ikona e vitit u zgjodh Sir Paul McCartney.