– Sot, me 7 tetor, feston ditëlindjen këngëtarja e famshm, Toni Braxton, e lindur në vitin 1967 në Maryland të Amerikës. Braxton ka shitur mbi 60 milion albume në gjithë botën dhe është një nga artistet më të famshme në historinë e muzikës R&B. Në vitin 1996, kënga e saj
‘Un Break My Heart’, mbante pozitat e para në top listat muzikore në shumë vende të botës.
– Sot, po ashtu feston ditëlindjen edhe këngëtari dhe kantautori skocez Lewis Capaldi, i lindur në vitin 1996. Ai arriti famë në vitin 2019 me këngën ‘Someone You Love’, që u bë një hit ndërkombëtar.
– Me 7 tetor, të vitit 2007, këngëtari Bruce Springsteen, arriti në pozitën e parë të albumeve më të mira në Angli, me albumin e tij ‘Magic’, që ishte edhe albumi i tij i 15-të me radhë.