Në të gjithë botën, muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, ku organizohen fushata të ndryshme kudo në botë, me qëllim të shpërndarjes së informacioneve në lidhje me këtë sëmundje.
Për rëndësinë që ka zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit dhe gjendjen aktuale me këtë sëmundje, nga perspektiva e Kosovës, na tregoi onkologu i njohur, Dr .Ilir Kurtishi: “Këtë vit, numri i rasteve të reja me kancer të gjirit është me i vogël, për shkak të diagnostikimit të vonuar gjatë pandemisë, kurse është inkurajues zbulimi i formave të hershme të sëmundjes gjithnjë në rritje. Në këtë muaj lusim të gjithë qytetarët t’i bashkohen aksionit kundër kësaj sëmundjeje. Bashkë jemi më të fuqishëm”, bëri thirrje Dr Kurtishi.
Muaji i ndërgjegjësimit kundër Kancerit të gjirit, ka për qëllim të ndihmojë të parandalohen rastet e vdekjes çdo vit, me rritjen e vetëdijes dhe edukimin e njerëzve për rëndësinë e shëndetit të gjirit.