– Në këtë datë, të vitit 1987, George Michael lansoi albumin e tij të parë “Faith”. Ky album arriti vendin e parë në Britani të Madhe dhe gjithashtu edhe në SHBA si dhe fitoi çmimin Grammy për “Albumin më të mirë të vitit”.
– Më 30 tetor, të vitit 1998, pjesëtarët origjinalë të rock bendit Black Sabbath, u ribashkuan për një performancë të tyre të fundit, në emisionin televiziv ‘The Late Show with David Letterman’.
– Në këtë datë, të vitit 2021, artistët e njohur: Carole King, Tina Turner, Jay-Z, LL Cool J, Todd Rundgren, Go-Go’s dhe Foo Fighters, u bënë pjesë e ‘Rock and Roll Hall of Fame’.