– Më 2 tetor, të vitit 1995, grupi Oasis publikuan studio albumin e tyre të dytë “What’s the Story, Morning Glory?”, që arriti të shitej në mbi 340 mijë kopje, vetëm në javën e parë të daljes së tij në treg.
– Më 2 tetor, të vitit 1965, rock bendi anglez The Who, bënë debutimin e tyre të parë në televizionin amerikan, në shfaqjen Shindig!
– Sot feston ditëlindjen këngëtari, kompozitori dhe dikur anëtar i grupit The Police, Sting (Gordon Sumner). Artisti u lind më 2 tetor, të vitit 1951, ndërsa si solo këngëtar dhe anëtar i bendit The Police, ai mori 16 çmime Grammy dhe ka shitur mbi 100 milionë disqe.
– Më 2 tetor, të vitit 2002, Robbie Williams nënshkroi marrëveshjen më fitimprurëse në histori të muzikës britanike, me kompaninë ‘EMI records’, për 80 milion £. I pyetur se çfarë do të bënte me paratë, Robbie tha: “Unë do t’i numëroj të gjitha”.