Çdo vit ‘Dita Ndërkombëtare e Muzikës’ shënohet me datën 1 tetor, një datë kjo e themeluar në vitin 1975, nga UNESCO për të festuar për shprehjet e ndryshme dhe rëndësinë globale të muzikës. Kjo ditë nderon muzikantët dhe stilet e ndryshme muzikore, që njerëzit e të gjitha prejardhjeve gëzojnë dhe ndajnë, duke i bashkuar ata përmes një ndjenje të përbashkët. ‘Dita Ndërkombëtare e Muzikës’ u caktua me qëllimin të bashkimit të njerëzve nga të gjitha sferat e jetës, përmes shprehjeve të tyre të ndryshme artistike, veçanërisht muzikës, e cila simbolizon barazinë pasi që ajo rezonon me të gjithë.
Muzika është një mjet i fuqishëm për shprehjen e emocioneve dhe ajo mund të transmetojë gëzim, trishtim, dashuri dhe shumë ndjenja të tjera, duke ndihmuar njerëzit të lidhen me ndjenjat e tyre.
‘Dita Ndërkombëtare e Muzikës’ kalon barrierat gjuhësore dhe kulturore, duke krijuar ndjenja bashkëpunimi në mes të të gjitha komuniteteve.