– Me 28 shtator, të vitit 1976, Stevie Wonder publikoi studio albumin e tij të tetëmbëdhjetë me radhë, të titulluar ‘Songs in the Key of Life’.
– Në të njëjtën datë, por të vitit 1972, grupi amerikan The Temptations, publikuan këngën “Papa Was A Rollin’ Stone”.
– Sot, feston ditëlindjen këngëtarja dhe aktorja Hilary Duff, e lindur në vitin 1987, në Texas. Ajo është e njohur për rolin e saj në serinë ‘Lizzie McGuire’ si dhe për albumet e saja ‘Metamorphosis’ dhe ‘Most Wanted’, të cilët mbanin pozitat e para të top listave muzikore amerikane.
– Në këtë datë, të vitit 2002, Madonna ishte votuar si këngëtarja më e mirë e të gjitha kohërave, në një anketë që përfshinte mbi 75 mijë persona në rrjetin televiziv VH1. Por, kritikët dhe fansat kishin kundërshtuar pozitën e këngëtares Kylie Minogue, e cila renditej në pozitën e dytë në këtë listë.