– Me 23 shator, të vitit 2001, Kylie Minogue kryesoi top listën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me hitin e saj “Can’t Get You Out Of My Head”.
– Në të njëjtën datë, por të vitit 1980, Bob Marley performoi në shfaqjen e tij të fundit në Teatrin Stanley, në Pittsburgh. Dy ditë përpara koncertit, Marley ishte rrëzuar në Central Park të Nju Jorkut, teksa po vraponte.
– Me 23 shtator, por të vitit 2008, bendi i famshëm ‘Guns N’ Roses’, u certifikuan me vlerësimin multi-platinum, për albumin e tyre ‘Appetite For Destruction’, pasi vetëm në SHBA, kishin shitur mbi 18 milion kopje të albumit të tyre. Ky ishte edhe albumi më i shitur i zhanrit rock, në Amerikë.






