– Me 14 shtator, të vitit 2004, rock bendi kanadez Arcade Fire, lëshuan në treg albumin e tyre debutues, të cilin e titulluan ‘Funeral’.
– Sot, në ditëlindjen e saj, përkujtojmë këngëtaren Amy Winehouse, e cila lindi më 14 shtator, të vitit 1983. Winehouse ndërroi jetë në vitin 2011.
– Në këtë datë, të vitit 1984, u mbajt ceremonia e parë e ndarjes së çmimeve ‘MTV Video Music Awards’. Ishte këngëtarja e famshme Madonna, e cila e hapi këtë ceremoni, me këngën e saj ‘Like a Virgin’.
– Me 14 shtator, të vitit 1974, këngëtari Eric Clapton, ishte në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, me këngën e titulluar ‘I Shot The Sheriff’. Kjo këngë ishte shkruar nga Bob Marley.
– Në po këtë datë, të vitit 2002, pas shtatë vitesh lidhje dashurie, këngëtarja Gwen Stefani nga bendi No Doubt, u martua me anëtarin tjetër të këtij bendi Gavin Rossdale of Bush, në Londër. Çifti u ndanë në vitin 2016.







