– Më 2 shtator, të vitit 2013, Sir Elton John fitoi çmimin e parë Icon, në Brit Awards. Ky çmim iu dorëzua nga miku i tij, Rod Stewart.
– Në po këtë datë, por të vitit 1965, The Doors regjistruan demon e tyre të parë në World Pacific Jazz Studios në Los Angeles. Aty ata realizuan edhe gjashtë këngë të tjera, duke përfshirë “Hello, I Love You” dhe “Summer’s Almost Gone”.
– Më 2 shtator, të vitit 1964, The Rolling Stones regjistruan versionin e tyre të këngës së Willie Dixon “Little Red Rooster”, në Londër.







