Në epokën tonë digjitale dhe me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë, ku mesazhet me tekst, e-mailat dhe komunikimet e menjëhershme apo të drejtpërdrejta janë bërë normë ‘Dita Botërore e Shkrimit të Letrave’, na kujton rëndësinë e prekjes dhe ndjesisë që kanë letrat e shkruara me dorë. Pikërisht data e sotme, 1 shtatori i kushtohet nderimit të traditës së shkrimit të letrave, një praktikë që historikisht ka qenë një mjet i thellë për të lidhur njerëzit në distanca.
Letrat gjatë gjithë historisë, janë përdorur për të shpallur ngjarje të rëndësishme të jetës, për të ofruar ngushëllime dhe për të ndarë histori, duke kontribuar si në histori personale ashtu edhe në tregime më të gjera historike.
Me shënimin e ‘Ditës Botërore të Shkrimit të Letrave’, ne nderojmë jo vetëm traditën e shkrimit të letrave, por edhe lidhjet e thella që nxit kjo ditë. Prandaj, për të festuar këtë ditë sot, mund ti bëni një dhuratë të veçantë dikujt duke i shkruar një letër me dorë.







