– Më 7 shtator, të vitit 1987, pop dueti anglez, Pet Shop Boys publikuan studio albumin e tyre të dytë, të cilin e emërtuan ‘Actually’.
– Në të njëjtën datë, por të vitit 1985, David Bowie dhe Mick Jagger u renditën në vendin e parë në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me versionin e tyre të këngës “Dancing In The Street”. Kënga origjinale ishte interpretuar nga dueti Martha Reeves dhe The Vandellas, në vitin 1964.
– Më 7 shtator, të vitit 1979, këngëtari anglez Gary Numan publikoi solo studio albumin e tij debutues, të titulluar “The Pleasure Principle”.







