– Me 18 shtator, të vitit 1970, kitaristi i njohur amerikan Jimi Hendrix, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. Ai kishte vdekur si pasojë e përdorimit të madh të medikamenteve dhe alkoolit. Ai konsiderohet si një nga instrumentistët më të njohur në historinë e muzikës rock dhe një nga artistët më me influencë në shekullin XX.
– Në këtë datë, të vitit 2004, këngëtarja Britney Spears, u martua me valltarin Kevin Federline, në një ceremoni private në Los Angeles. Në këtë ceremoni ishin të ftuar vetëm 27 persona, të cilët u befasuan, pasi që mendonin se do të ishte vetëm një aheng i zakonshëm.