– Sot me datën 5 Maj, feston ditëlindjen diva e muzikës bashkëkohore, Adele, e lindur në vitin 1988. Në vitin 2011, Adele u bë artistja e parë që arriti të ketë 5 hite në të njejtën kohë në toplistë. Po ashtu, ajo është artistja e parë që shiti më shumë se 3 milion kopje të albumit të saj brenda një viti, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.
– Me datë e sotme, 5 maj të vitit 1956, këngëtari Elvis Presley, arriti për herë të parë në pozitën numër një, në toplistat e albumeve më të mira. Bëhet fjalë për albumin e tij ‘Heartbreak Hotel’, i cili u bë edhe albumi i tij më i shitur. Teksti i këngës me po të njëjtin titull ‘Heartbreak Hotel’, u bazuan në një artikull të një gazete ditore, në lidhje me vetëvrasjen e një burri të vetmuar që kërceu nga një dritarja e hotelit.