– Me datën 18 maj, të vitit 1991, bendi Bananarama publikoi “Pop Life”, që ishte albumi i tyre i parë, pa antaren e grupit, Siobhan Fahey e cila u largua vet nga Bananarama, në vitin 1988.
– Me 18 maj, të vitit 2007, këngëtarja e ndjerë, Amy Winehouse u martua me aktorin anglez, Blake Fielder në një ceremoni sekrete, në Miami.
– Më 18 maj, të vitit 2011, kënga e shkruar me dorë nga John Lennon ‘Lucy in the Sky with Diamonds’, për bendin The Beatles, u shit për mbi 200 mijë dollarë, në një ankand në SHBA.
– Në po këtë datë, të vitit 2020, këngëtari i muzikës country, Travis McCready mbajti koncertin e parë post-pandemik, në Fort Smith, të Arkansas-it.







