– Me 19 prill, të vitit 1994, reperi nga Nju Jorku, Nas, publikoi studio albumin e tij debutues, të cilin e emërtoi ‘Illmatic’.
– Me 19 prill, të vitit 1985, këngëtari Bryan Adams, u pozicionua në pozitën e parë në Angli, me albumin e tij të titulluar ‘Reckelss’. Ky ishte albumi i parë i publikuar në Kanada, që arriti shitje në mbi 1 milion kopje. Duhet të përmendim gjithashtu faktin se 6 nga këngët e këtij albumi, arritën që të klasifikohen në 15 këngët më të mira në ‘US Billboard Hot 100’. Disa këngë nga ky album ishin: ‘Run to You’, ‘Somebody’, ‘Heaven’, ‘Summer of ’69’, ‘One Night Love Affair’ dhe ‘It’s Only Love.’
– Me 19 prill, të vitit 1975, pop rock bendi The Respberries njoftuan zyrtarisht për shpërbërjen e bendit të tyre.