– Me 4 maj, të vitit 2008, albumi “Hard Candy” i këngëtares Madonna, zuri vendin e parë në top listat e albumeve më të mira në Mbretëri të Bashkuar, derisa kënga “4 Minutes”, bashkëpunimi Madonna me Justin Timberlake, po kryesonte top listën e këngëve britanike.
– Në po këtë datë, të vitit 1999, këngëtarja e famshme Jennifer Lopez, lansoi singlin e saj “If You had my love”, këngë që zuri pozitë e parë në ‘Billboard Hot 100’.
– Në po këtë datë, të vitit 1959, u mbajt ceremonia e parë e ndarjes së çmimeve Grammy, në Los Angeles. Kjo ceremoni tani e përvitshme, shpërblen arritjet muzikore të këngëtarëve. Dy ceremoni të veçanta, u mbajtën njëkohësisht në të njëjtën ditë, njëra në Beverly Hills, të Kalifornisë dhe tjetra në ‘Hotel Park Sheraton’, në New York.