– Në këtë datë, të vitit 1973, Bob Marley dhe bendi i tij The Wailers, publikuan albumin e tyre të parë, të titulluar ‘Catch a Fire’.
– Me 13 prill, të vitit 2007, në SHBA u lansua albumi i dytë i këngëtares Amy Winehouse, i titulluar ‘Back to Black’. Pas një jave, albumi në fjalë hyri në top listën e Billboard, ndërsa me po këtë album, Winehouse fitoi pesë çmime Grammy, atë për ‘Albumin e vitit’, ‘Produksionin e vitit’ dhe për ‘Këngën më të mirë të vitit’, për këngën “Rehab”.
– Në këtë datë, të vitit 1967, këngëtarët Nancy dhe Frank Sinatra, ishin në pozitën e parë në top listat muzikore në SHBA edhe në Angli, me këngën ‘Somethin’ Stupid’, duke u bërë dueti i parë në histori që u klasifikuan në këtë pozitë, këngë kjo e kënduar nga babai dhe vajza e tij. Teksti i kësaj kënge të famshme, ishte shkruar nga Carson Parks.