– Me 27 mars, të vitit 1970, ka lindur këngëtarja dhe njëherit kantautorja e famshme, Mariah Carey. Ajo është pjesë e librit të rekordeve ‘Guinness’, për vokalin e saj unik me pesë oktava dhe është e dekoruar me titullin ‘Songbird Supreme’.
– Në këtë datë, të vitit 1967, këngëtarët John Lennon dhe Paul McCartney, fituan çmimin prestigjioz ‘Ivor Novello’, për këngën e tyre ‘Michelle’, që ishte edhe kënga më e dëgjuar në vitin 1966, në Britani të Madhe.
– Më 27 mars, të vitit 1965, grupi i vajzave The Supremes kryesuan top listën Billboard, me këngën ” Stop! In The Name Of Love”.