– Më 17 mars, të vitit 2016, Adele për herë të tretë kryesoi top listën e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e saj të titulluar ‘25’.
– Më 17 mars, të vitit 2023, Taylor Swift filloi turneun e saj të titulluar ‘Eras’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u prit me një kërkesë të paprecedentë, duke thyer rekordet e shitjeve të biletave në mbarë botën.
– Në po këtë datë, të vitit 1979, grupi Bee Gees, me albumin e tyre të pesëmbëdhjetë me radhë, të titulluar ‘Spirits Being Flown’, arritën që të klasifikohen në pozitën e parë, në top listën e albumeve më të mira në Britani të Madhe.