– Më 20 janar, të vitit 2016, grupit muzikor ABBA u ribashkua sërish, në një aheng, për të kujtuar këngën “Mamma Mia”, të përfshirë në albumin e tretë të grupit, të titulluar “ABBA”, të vitit 1975.
– Më 20 janar, të vitit 1982, këngëtari Ozzy Osbourne, teksa performonte në Auditoriumin Memorial të Veteranëve në Des Moines, në Iowa, ia kafshoi dhe ia hoqi kokën një lakuriqi të gjallë.
– Më 20 janar, të vitit 1968, John Fred dhe Playboy Band, ishin pjesë e top listës së këngëve më të mira ‘One Hit Wonders’ me këngën ‘Judy In Disguise’. Kënga u frymëzua nga hiti i The Beatles ‘Lucy In The Sky’.
– Në po këtë datë, të vitin 1983, rock bendi Def Leppard, publikuan albumin e tyre të tretë ‘Pyromania’, ku kitarist të disa këngëve ishin edhe Phil Collen dhe producenti Robert John.
– Në po këtë datë, të vitit 2003, u lansua filmi ‘8 Mile’, me protagonist reperin Eminem, që fliste për jetën e tij në Detroit. Nga përfitimet, ky film la prapa edhe filmin ‘Lord of the Rings’.
Vetëm në kinematë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, filmi mblodhi mbi 4 miliardë dollarë.