Nëse doni të dini më shumë rreth fakteve interesante e shpesh herë të çuditshme, ju jeni në vendin e duhur:
– Betoveni para se të kompozonte, ai e fuste kokën në ujë, kurse Ajnshtajni deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.
– Biblioteka më e madhe në botë gjendet në SHBA, në Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua më 24 prill të vitit 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha fushave.
– Në një natë të kthjellët, sipas astrologëve amerikanë, çdo njeri mund të shohë jo më pak se rreth 2000 yje, me sy të lirë.
– Njëri nga gishtërinjtë e Galileo Galilei, ruhet në Muzeun e Shkencave, në Firence.
– Është vërtetuar që një ari i rritur mund të vrapojë po aq shpejt sa një kalë, kurse breshka mund të ecë me një shpejtësi prej 10 km në orë.
– Piktura e famshme e Mona Lisa-s, për disa vjet ishte në dhomën e gjumit të Napoleon Bonapartës.







