– Më 16 janar, të vitit 1992, Eric Clapton regjistroi albumin e tij live “Unplugged”, i cili fitoi gjashtë çmime Grammy, duke përfshirë edhe çmimin “Record Of The Year”.
– Më 16 janar, të vitit 1988, Tina Turner performoi në ‘Estadio do Maracana’ në Rio de Zhaneiro para një turme prej 180.000 vetash, duke vendosur një rekord të ri të numrit të të pranishmëve në një shfaqje, nga një solo artiste.
– Po në këtë datë, të të njëjtit vit (1988), George Michael ishte në pozitën e parë në listën e albumeve më të mira në Amerikë, me albumin ‘Faith’, i cili u shit në mbi 8 milionë kopje.
– Me 16 janar, të vitit 2005, bendi The Killers ishin për 2 javë në pozitën e parë të albumeve më të mira në Britaninë të Madhe, me albumin e tyre debutues Hot Fuss. Kënga ‘Somebody Told Me’ që ishte pjese e këtij albumi ishte për disa javë në pozitën e 3-të.