– Më 10 janar, të vitit 1984, artistët bamirës me famë botërore, formuan bendin Band-Aid dhe publikuan këngën ‘Do They Know It’s Christmas’, ku të ardhurat nga e cila shkuan për bamirësi.
– Më 10 janar, të vitit 2016, Justin Bieber arriti që të zë tre vendet e para në tabelën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar, duke u bërë artisti i parë që e bën një gjë të tillë, me këngët “Love Yourself”, “Sorry” dhe “What Do You Mean?”.
– Më 10 janar, të vitit 1964, rock bendi The Rolling Stones, incizuan këngën ‘Not Fade Away’, në Angli. Kjo këngë u incizua për herë të parë nga Buddy Holly dhe grupi i tij Crickets.
– Në po këtë datë, të vitit 1981, kënga e famshme ‘Imagine’ nga John Lennon, ishte për katër javë në pozitën e parë në top listën e këngëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo këngë, ishte në këtë pozitë 10 vjet pasi u incizua dhe dëgjuesit e radios BBC në vitin 1999, e votuan këtë këngë si këngën me tekstin më të mirë.