Data e sotme (9 janar), korrespondon me ‘Ditën Ndërkombëtare të Koreografëve’, për të treguar vlerësimin ndaj koreografëve për mbajtjen gjallë të vallëzimit. Fjala ‘koreografi’, do të thotë “të shkruarit e kërcimit”, e cila për herë të parë u shfaq në fjalor në vitin 1950. Arti i koreografisë daton që nga shekulli i 15-të, që kur mjeshtrit e vallëzimit u mësonin hapat e vallëzimit italianëve, që i përkisnin klasës fisnike. Shumica e këtyre shfaqjeve përfshinin balet, të cilat u bënë shumë të njohura në të gjithë Italinë dhe Francën.
Megjithatë, koreografët modernë në shekullin e 20-të nuk e pëlqenin baletin. Në vend të atij vallëzimi, ata koreografë preferuan kërcimin modern. Sot, koreografët përqafojnë të gjitha llojet e kërcimeve, duke përfshirë vallëzimin bashkëkohor, hip-hop, xhaz, kërcimin popullor e shumë lloje të tjera të vallëzimit.
Në këtë datë, kërcimtarë, koreografë dhe të tjerë, përveç tjerash u bëjnë homazhe koreografëve në mbarë botën.