-Me datën 6 dhjetor, të vitit 1997, rock bendi Metallica arritën që të klasifikohen në vendin e parë, në tabelën e albumeve më të dëgjuara në SHBA, Billboard 200 me albumin e tyre të shtatë të incizuar në studio ‘ReLoad’.
-Me datën 6 dhjetor, të vitit 2021, këngëtari Drake, refuzoi dy nominimet Grammy, duke iu bashkuar The Weeknd, në bojkotimin e çmimeve.
-Në vitin 2012, rock bendi Metallica, për herë të parë lejuan muzikën e tyre të transmetohet në Spotify.
-Në po këtë datë, të vitit 1975, albumi ‘Still Crazy After All these Years’, nga Paul Simon, pozicionohet në pozitën e parë në top listat muzikore Amerikane.